Sot, super derbi rajonal KF Feronikeli-KF Drenica

0

Gjatë ditës së sotme, me fillim nga ora 13:30 në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” zhvillohet derbi rajonal në mes të dy skuadrava nga Drenica KF Feronikeli-KF Drenica.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot në ”Rexhep Rexhepi”, ku ”Nikli” synon fitoren për ta mbajtur kreun, ndërsa Drenica e cila po kalon në një formë të mirë, synon ta befasojë sot liderin.
Përveç dueli mes Feronikeli dhe Drenicës, në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje interesante.
Përballje tjetër interesante është mes Llapit dhe Ballkanit në stadiumin, ”Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Për fund, Gjilani është nikoqir i KEK-ut në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

”Elektricistët” janë në formë katastrofale ku renditen në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Andaj, gjilanasit konsiderohen favorit sot dhe priten të arkëtojnë pikë të plota para tifozëve të vet.

Share.

About Author