Ish-profesori i Kuranit në medrese padit myftiun Tërnava dhe dy figurat qendrore të BIK’ut

0

Emin Beharmi ish-profesor i Kuranit në Medresenë “Alaudin” ka ngritur Kallëzim Penal në drejtorinë për Krime të Rënda, ndaj Resul Rexhepit sekretar i BIK’it, Fadil Hasanit ish-kryetarit të Kuvendit të BIK’ut dhe Myftiut, Naim Tërnava.

Në kallëzimin penal thuhet se Tërnava, Rexhepi dhe Hasani kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare.

“për shkak të falsifikimit të nenit 49.2 me të dhëna të rrejshme në dokumentin zyrtar – Kushtetutën e BIK-ut të vitit 2013: – pa u dhënë Propozimi paraprak për ndërrimin e tij, – pa u përcjellur me arsyetim përkatës dhe me shkrim siç parasheh neni 76 i Kushtetutës së v.2002, – pa u vënë në diskutim publik Paraprojekti për ndërrimin e tij konfrom nenit 77 të këtij akti themelor, – pa u përfshi Drafti për ndërrimin e Kushtetutës, – pa u diskutuar nga delegatët në seancën publike të Kuvendit të BIRK-ut më dt . 29.082013 dhe – pa u miratuar fare nga ana e tij, i cili Muftiu nuk ia përkufizon mandatet, në kundërshtim me nenin 49 të Kushtetutës paraprake që shprehimisht përcaktonte se kryetar i Kryesisë nuk mund të jetë i njëjti person më shumë se dy mandate”, thuhet në Kallëzimin Penal.

Emin Behrami, profesor shumë vjeçar në medresenë Alauddin, kishte denoncuar publikisht ish-kolegët e tij, duke thënë se  profesorët në këtë medrese kanë kryer marrëdhënie seksuale me nxënëset e tyre.

Më pas këto akuza ishin mohuar nga zyrtarët e BIK’ut.

Share.

About Author