Vizat vështirë të hiqen sivjet, procesi po merr kahje politike

0

Kosovarët duket të jenë pa ‘fat’, kur jemi tek lëvizja e lirë.

Tash e sa vite për çështjen e liberalizimit të vizave, janë vënë kushte të vazhdueshme dhe të imponueshme nga ana e Bashkimit Evropian, porse i njëjti proces vazhdon të zvarritet.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se situata është tejet e komplikuar, kjo pasi që vazhdimisht po ka bllokime të ndryshme.

“Mendoj se është vërtetë situatë e komplikuar, edhe kur jemi te argumentet që mund t’i ketë një qeveri sepse çështja e liberalizimit është bërë çështje më problematike dhe më e çuditshme e mundur. Nuk ka pas deri më tani ndonjë praktikë në kuadër të BE-së që vendos kaq shumë kushte dhe në fund të ditës vije me një vendim me hezitime me bllokada të ndryshme”, ka thënë Hoti në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, qytetarëve të Kosovës u është hyrë në hak, kjo pasi që vazhdojnë të jenë peng edhe për disa vite tjera. Hoti, konsideron se qytetarët do të duhej të gjejnë rrugë individuale për të lëvizur lirshëm.

“Mendoj se qytetarëve të Kosovës u është hyrë në hak me këtë punë, jemi mbetur peng edhe për nja 3-4 vite dhe në mënyrë tekstuale është thënë se pas çështjes së Demarkimit do të vije lëvizja e lirë, dhe nuk shoh mundësi tjetër përveç që liderët politik ndoshta të heqin dorë dhe ta largojnë kryesisht përgjegjësinë dhe ta dërgojnë tek qytetarët e vendit. Do të duhej të gjejnë rrugë individuale, dhe me gjetë zgjidhje të reja sepse nuk ka ndonjë kusht që do të duhej me u plotësuar sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, nuk kemi një veprim tjetër që do të ndërmerret që mund të jetë si kusht për liberalizimin e vizave. Mendoj që problematikat në kuadër të BE-së, janë çështja e migracionit- frika”, ka theksuar ai gjatë bisedës.

Tutje, ai thotë se procesi po kalon në një proces me konotacione politike.

“Procesi po kalon nga një proces në një proces me konotacione politike, disa vende hezitojnë por edhe disa të tjera kanë rezerva të konsiderueshme për liberalizimin për Kosovës, dhe kjo na bënë me hezitu dhe na bënë shumë konfuz, në kuptimin se s’kemi çka bëjmë tjetër.”, tha Hoti.

Sipas tij, Kosova nuk do të merr në një të ardhme të afër liberalizimin, dhe se procesi i tillë do të vazhdojë me stërzgjatje.

“Mendoj se nuk duhet besuar, duhet t’iu jepet mundësia se me procesin e integrimeve me BE-në, si duket Kosova nuk do të merr të ardhme të afërt me liberalizimin, prandaj do të duhej t’iu bëjnë thirrje qytetarëve që të gjejnë forma individuale që të lëvizin lirshëm. Këto forma nënkuptojmë marrjen e shtetësive të vendeve tjera, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, kudo tjetër sepse e vërteta është stërzgjatë por të njëjtën kohë duhet të merren masa, dialogimi me Serbinë nën përfaqësimin e BE-së nuk ka kuptim”, vlerëson ai.

Share.

About Author