Këta janë katër serbët e dyshuar që u arrestuan për vrasjen e Ivanoviqit

0

Në mëngjesin e sotëm, katër persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në janar të këtij viti.

Njësia Speciale e Kosovës ka kryer një operacion në orët e para të mëngjesit, për cka kanë reaguar institucionet serbe.

Zëvendëskryeministri serb, Igor Simic ka konfirmuar aksionin duke njoftuar se persona e arrestuar janë Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic, Marko Rosic dhe Sasa Curcic.

Simic kërkoi që të arrestuarit të lirohen menjëherë dhe të kthehen te familjet e tyre, pasi sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që katër serbët të arrestohen.

Share.

About Author