Fati i Tottenhamit në duart e Barçës në ”Camp Nou”

0

Tottenhami udhëton te fituesi i Grupit B, Barcelona duke e ditur se fitorja në ”Camp Nou” do t’ja siguronte vendin në fazën e eliminimit direkt të Champions League.

Në fakt, skuadra e Mauricio Pochettinos, e cila është aktualisht në vendin e dytë, ka nevojë për rezultat më të mirë se Interi, skuadër e cila pret sonte PSV-n në ”Giuseppe Meazza”.

Dhe shpresat e Spurs janë rritur më shumë pas lajmit se Luis Suarez nuk do të luajë sonte.

”Natyrisht, është një mungesë e rëndësishme për Barcelonën”, tha Pochettino. ”Ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë, së bashku me Harry Kane. Është mëkat që ai nuk do të luajë”.

”Suarez e ka dëshmuar veten në disa shtet, sidomos me Liverpoolin në Angli dhe te Barcelona”.

Të rejat nga skuadrat:

Kieran Trippier dhe Serge Aurier qëndrojnë në shtëpi pas lëndimeve muskulore. Aurier pësoi lëndim në fitoren, 2-0 ndaj Leicester, teksa Kyle Walker-Peters do ta zëvendësojë atë.

Eric Dier mund të luajë në krahun e djathtë, derisa opsioni për të luajtur me tre mbrojtës mund të realizohet. Erik Lamela është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të startojë.

Derisa Barcelona do ta pushojë sulmuesin, Luis Suarez pas lëndimit në gju, Valverde tha se Leo Messi mund të pushohet.

Ousmane Dembele gjithashtu është në dyshim shkaku i vonesave të tij në seancën e të dielës stërvitore.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Vermaelen; Busquets, Vidal, Rakitic ; Malcom, El Haddadi, Dembele

Tottenham: Lloris; Walker-Peters, Vertonghen, Alderweireld, Davies; Dier, Sissoko, Eriksen, Alli, Son; Kane.

Parashikimi:

Barcelona është e kualifikuar tashmë, por nuk janë klub që i bëjnë favore tjerëve. Spurs do të mund të kualifikohet vetëm në rast të një rezultati më të mirë se Interi, skuadër e cila përballet me PSV-n.

Tottenhami ka lojtarë të rrezikshëm, dhe pritet ta sulmojë sonte Barcelonën.

Parashikimi: Barcelona 4-2 Tottenham.

Share.

About Author