Spanja reagon për votimin e Ushtrisë së Kosovës

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell ka thënë se votimi i Ligjit për Ushtrinë e Kosovës të premtën, është në kundërshtim me rezolutën 1244.

Borrell ka thënë se votimi i ushtrisë në Kuvendin e Kosovës shkel marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur para mediave të premtën, kryediplomati spanjoll tha se Spanja përkrah vetëm dialogun mes dy shteteve.

“Spanja është e angazhuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan teksa beson se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme ndaj mosmarrëveshjes mbi territorin”, tha Borrell.

Ai tha se qeveria spanjolle “kërkon të pezullojë zbatimin e këtyre ligjeve [për ushtrinë, v.j] dhe të mbyll sa më shpejt dialogun me Beogradin”.

Share.

About Author