Xherdan Shaqiri “mbreti” i derbit më të madh anglez

0

 

Liverpooli ka mposhtur Manchester United në Anfield me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Premierligës.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ishte më meritori për një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit.

Reds kaluan të parët në epërsi me golin e Sadio Mane në minutën e 24-të të ndeshjes.

Lingard arriti të barazoj rezultatin në minutën e 33-të të ndeshjes.

Kthesa e madhe për Liverpoolin ndodhi në minutën e 70-të, kur Xherdan Shaqiri u inkuadrua në vend të Keita.

Shaqa shënoi vetëm 3 minuta pas inkuadrimit me një gjuajtje spektakulare.

Në një mënyrë të ngjashme Shaqiri shënoi edhe në minutën e 80-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool është e para në Premierligë me 45 pikë, një më shumë se Manchester City. /IndeksOnline

Share.

About Author