SKANDAL – Niset nga Kosova për në Itali, furnizohet në SHELL, ish-Al Petrol, i bllokon vetura nga cilësia e dobët e karburantit

0

Krahas çmimeve enorme të karburanteve në vendin tonë, e tmerrshme po del të jetë edhe cilësia e karburanteve. E kur cilësia është e dobët, atëherë edhe vetura pëson. Kjo i ndodhi një mërgimtari nga Llapushniku. I furnizuar me derivate në Kompaninë “Shell”, ish-Al Petrol, Shpetim Thaçi, niset nga Kosova për në Itali.

Ky furnizim duket që i ka kushtuar rëndë. Krejt kjo ngjarje, bllokimi veturës, bashkë me shpenzimet tjera kap shifrën prej 5 mijë eurove, dëm ky i shkaktuar direkt nga cilësia e karburantit, që ishte ngrirë dhe kishte shkaktuar dëme të kushtueshme. I kontaktuar nga “Drenica Sot”, Shpëtim Thaçi, shprehet tejet i revoltuar me një akt të tillë.
Thaçi thekson se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për një dëm të tillë. Sipas tij korporatat multimilionëshe të fuqizuara në Kosovë nga grupet kriminale të instaluara edhe në institucionet e vendit, po ja rëndojnë jetën qytetarëve të vendit. “Cilësia e dobët e derivateve pa kurfarë inspektimi të cilësisë, është direkt tregues i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë, unë asnjëherë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi. Kosto e dëmit të shkaktuar nga ky skandal është e madhe, shto këtu edhe problemet me punë që më janë shkaktuar pasi që nuk kam mundur të shkojë me kohë në punë. Nuk do të ndalem, drejtësia duhet të shkojë në vend, pavarësisht fuqisë së tyre financiare dhe politike në vendin tonë”, shton Thaçi për “Drenica Sot”.

Thaçi thotë se i ju është drejtuar organeve gjegjëse por që sipas tij ka munguar gadishmëria e tyre për të reaguar ndaj një dëmi të një qytetari që janë të obliguar ta mbrojnë.
Qytetari i revoltuar pasi është kthyer nga Serbia, ka shkuar në kompaninë “Shell” në Komoran, dhe ka protestuar duke shkruar fjalë si “Ujë”, duke asociuar në cilësinë e derivateve.

Share.

About Author