‘Fox News’ ia ndryshon emrin Serbisë, mediat serbe reagojnë

0

Mediat serbe kanë reaguar pas një artikulli të gazetares së “Fox News”, Holli McKay, e cila në tekstin e saj për dialogun iu referohet Serbisë si “Serkosovobia”.

“Fox News” në një artikull shkruan se presidenti amerikan, Donald Trump pajtohet për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës, derisa e quan Serbinë si ‘Serkosovobi’, shkruan B92.

 

Mediat serbe kanë shtruar pyetjen nëse bëhet fjalë për një gabim apo provokim.

Në ketë tekst, Fox News vlerëson se Trump do të hapë rrugën për të dy palët, duke iu dhënë mbështetjen e Uashingtonit dhe se ai donte për të arritur një marrëveshje.

“Nëse të dy palët bien dakord, Trump do të mbështesë marrëveshjen. Ndryshe nga BE, gjithçka është në tryezë”, shkruan ajo në artikull.

“Problemet shumëvjeçare mes Kosovës dhe Serkosovobisë së fundmi janë bërë intensive sa që mund të nxisin përleshje të armatosura”,ka përfunduar ajo.

Share.

About Author