Lajmërohet “SHELL” pas raportimeve të “Drenica Sot” për skandalet e njëpasnjëshme, shkruan artikull me “100 gabime” drejtshkrimore, komentuesit ja bëjnë “bajat” (FOTO)

0

Kompania e derivateve të naftës e cila vepron në Kosovë, “Shell”, ish-Al Petrol, ka reaguar pas raportimeve të “Drenica Sot” për cilësinë shumë të dobët të derivateve të naftës që ofron kjo kompani.

E pas raportimeve tona të njëpasnjëshme, është thyer “heshtja” e tyre, duke tentuar ta fshehin të vërtetën.

Nëpërmjet një shkrimi në një faqe në Facebook, ata kanë mohuar akuzat e bëra ndaj tyre.

Krejt çfarë vërehet në këtë reagim përpos dështimit të ofrimit të fakteve në demantimin e raportimeve tona, skandaloze mund të vërehet edhe shkrimi i cili më shumë ka gabime drejtshkrimore sesa fjalë.

Por kompania në fjalë e ka pësuar si mos më keq nga komentuesit, të cilët në po atë faqe në Facebook kanë demantuar kompaninë “Shell” dhe janë ankuar për cilësi tejet të dobët të derivateve që ofron kjo kompani.

Share.

About Author