Vazhdojnë “krimet” e “SHELL-it”, ish-“Al Petrol”, shikoni se si duket nafta e blerë në këtë kompani (FOTO)

0

Para pak ditëve raportuam për skandalin e shkaktimit të dëmeve të mëdha të veturave të cilat kishin blerë karburant në kompaninë “Shell” në Komoran.

Pasi një mërgimtari nga Kosova, niset për në Itali, pasi ishte furnizuar me derivatet e naftës në “Shell”, në Serbi atij ju ishte prishur vetura për shkak të ngrirjes së naftës, që sipas tij ishte e përzier me ujë, pas këtij skandali kanë filluar të dalin edhe skandalet tjera.

Njëra prej tyre është kur një qytetarë ka publikuar foto se si duket cilësia e naftës të blerë poashtu në Shell, ish-Al Petrol, duke argumentuar atë që raportoi “Drenica Sot”.

Në foto shihet gjendja e cilësisë së naftës e cila në kushte normale nuk do të duhej të lejohej as të shitej në tregun tonë, por që cuditërisht nuk merrën as ndonjë masë për kompani të tilla.

 

Share.

About Author