19 biznese bëhen bashkë për ta transferuar Alban Veselin në KB Ylli!

0

Basketbollisti i mirënjohur kosovar, Alban Veseli është transferuar te KB Ylli i Suharekës. P

or, ajo që është më interesant te ky transfer ka të bëjë me numrin e kompanive që janë angazhuar për ta finalizuar me sukses këtë blerje, shkruan Indeksonline.

Në faqen e skuadrës nga Suhareka janë cekur emrat e kompanive dhe përgjegjësve që mundësuan këtë transferim. Gjithsejtë janë 19 meritorë.

Lirisht mund të themi se Alban Veseli sot ka thyer rekord në tregun e transfereve evropiane pasi që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që 19 biznese të bëhen bashkë për të sjellur një sportist në skuadër. /Indeksonline/

Share.

About Author