Asamblisti Kiqina reagon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës, ka një mesazh për kryetarin Lladrovci

0

Beqir Kiqina, asamblisti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Komunal të Drenasit, ka reaguar ndaj gjendjës së rrugëve në disa vende në Komunën e Drenasit.

Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka postuar fotografi ku shihen rrugët e papastruara nga dëbora që ka rënë mbrëm dhe sot në vendin tonë.

“Kjo është gjendja e rrugëve në Komunën e Drenasit tani rreth orës 10:00, gjendja e rrugëve të pa pastruara nuk do fjalë, sot, kalova nër rrugën Drenas – Abri dhe Drenas – Dobrashefc, po shihet qartë se për këtë punë s’ka interesim fare”, thotë ndër të tjera asablisti Kiqina.

Ndryshe Kiqina ka sygjeruar kryetarin Lladrovci që të merrët me hallet e qytetarëve të Drenasit dhe angazhimin e tij mos ta qojë në blerjën dhe shantazhimin e asamblistëve të opozitës./DRENICASOT.

Më poshtë keni reagimin e plotë të tij bërë në rrjetin social Facebook :

Share.

About Author