Çfarë po ndodh – Gruaja e asamblistit të Vetëvendosjes në Drenas, emërohet Asistente Administrative e Nënkryetarit të Komunës që vije nga PDK-ja

0

Diçka e habitshme ka ndodhur në Komunën e Drenasit.

Komuna e Drenasit e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, ka emëruar Asistente Administrative e Nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Arbenita Berishën, gruan e asamblistit të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Drenasit, Sokol Bylykbashi, raporton “Drenica Sot”.

Nuk dihet ende çfarë po ndodh me asamblistin e Vetëvendosjes në Drenas, Sokol Bylykbashi, por ajo që dihet është se Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Drenasit kohëve të fundit është në gjah të asamblistëve opozitar.

Ndryshimi tek ky rast është se ky vendim për emërimin në pozitën përkatëse është emërim politik dhe jo punësim nëpërmjet konkursit, që e bën habinë edhe më të madhe, kur dihet se si janë raportet ndërmjet dy partive të lartëpërmendura.

Mbetët të shihet se çfarë do të ndodh ditëve në vazhdim, rreth pozitës së asamblistit opozitar, Sokol Bylykbashi, në Kuvendin Komunal të Drenasit./DrenicaSot.

Share.

About Author