Asamblisti Bylykbashi :”E fejuara ime ka qenë e punësuar më parë në Komunë, nuk kam lidhje me këtë punë”

0

Pas raportimit të “Drenica Sot” rreth emërimit të fejuarës së asamblistit të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Drenasit, si Asistente Administrative e Nënkryetarit të Komunës që vije nga PDK-ja, ka reaguar asamblisti Bylykbashi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai nëpërmjet një shkrimi ka sqaruar situatën e krijuar pas ofrimit të punës nga Komuna e Drenasit për një ish-punonjëse të saj, që në këtë rast ishte e fejuara e asamblistit Bylykbashi.

Bylykbashi thotë se nuk ka asnjë ndëryhrje në këtë punë, ai thotë se ka shprehur pakënaqësinë e tij për punësimin në fjalë për shkak se sipas tij është ditur se do të krijonte paqartësi në opinionin publik.

Asamblisti Bylykbashi shprehet se do të vazhdojë opozitarizmin e tij në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe kjo sipas tij do të dëshmohet me kohë se cila ka qenë e vërteta.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë bërë në rrjetin social Facebook :

Share.

About Author