Lladrovci “dje” e konsideronte të paaftë, sa nuk ishte në PDK për një pozitë të thjeshtë administrative , sot, e bën drejtoreshë, Egzona Jetullahun (VIDEO)

0

Ishte viti 2017, atëherë kur Egzona Jetullahu kishte shpërthyer me akuza të rënda ndaj Lladrovcit bërë në KTV. Ajo atë vit e kishte akuzuar Lladrovcin se i njejti po punësonte njerëz në baza partiake dhe aspak sipas meritokracisë.

Por kur kanë kaluar një vit e gjysëm, siç duket gjërat kanë ndryshuar.

Siç merr vesh “Drenica Sot”, Egzona Jetullahu është emëruar drejtoreshë në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.

Në njoftimin zyrtar të kryetarit Lladrovci ndër të tjera thekësohet se “Drenasi, me këto dy emërime, përforcon jo vetëm pushtetin lokal me femra si shëmbull për vendin dhe rajonin por edhe motivin e kuadrit të ri, të marrë përgjegjësi për zhvillimin e komunës së Drenasit”, por që kështu nuk kishte menduar edhe më parë duke mos ja besuar as punët më të thjeshta administrative, në kohën sa Jetullahu ishte pjesë e “Vizoni për Drenasin”.

E sipas informacioneve të “Drenica Sot”, tashmë Egzona Jetullahu është nusja e djalit të vëllaut të Ragip Gjoshit, një figure të lartë brenda PDK-së.

Më poshtë ju sjellim kronikën e KTV-së bërë më 14 maj të vitit 2017, në kohën kur Jetullahu ishte pjesë e “Vizioni për Drenasin”./DRENICASOT.

Share.

About Author