Barcelona hyn në garë për Lozanon

0

Barcelona është e gatshme të hyjë në betejën për sulmuesin anësor të PSV Eindhoven, Hirving ‘Chucky’ Lozano.

Napoli ka ndjekur Lozanon për disa javë dhe thuhet se është gati të rritë ndjekjen e tyre me një ofertë prej 25-30 milion euro plus përfshirjen e Amin Younes.

Çmimi i kërkuar nga PSV është afër 40 milionë euro për 23-vjeçarin e talentuar që mund të luajë në të majtë, në të djathtë ose në qendër të një sulmi me tre.

Kjo formë e tij e mirë ka bërë që ndjekësit e yllit meksikan të rriten dhe të vijnë nga kampionatet më të mëdha evropiane.

Sipas mediumeve Mundo Deportivo dhe Sport, tani Barcelona po përfshihet fuqishëm me propozimin e tyre për Lozanon.

Ditëve të fundit agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka deklaruar se lojtari nuk do të largohet në janar dhe një transferim i tij mendohet se mund të bëhet gjatë verës.

Share.

About Author