Jasharaj: Nuk tërhiqemi nga vendimi, pagat të rriten së paku 30%

0

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” me rastin e fillimit të grevës së përgjithshme në arsim, ku tha se kanë marrë përkrahje edhe nga prindërit e kësaj shkolle.

“Jemi të mbështetur për muri, nga maji e këndej nuk kemi lënë derë pa hapur, kemi pasë takime të vazhdueshme me kryeministrin Haradinaj, ministrin Bytyqi e deputetë të Kosovës dhe i kemi lutur ta kryejnë detyrën e tyre. Kanë pasur kohë me muaj dhe unë kam pritur që greva një-orëshe e 28 Dhjetorit të tingëllojë në veshët e tyre, por ata kanë thënë hajt se greva një-orëshe nuk është asgjë”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka përsëritur se nuk do të tërhiqen nga vendimi nëse koeficienti i pagave nuk rritet së paku 30 përqind.

“Nuk mund të pranojnë që shoferët e tyre të kenë koeficient më të lartë se ne që jemi profesorë”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe, grevën në këtë shkollë po e përkrahin edhe prindërit./KP/

Share.

About Author