HISTORIKE! Kosova fiton dhe kalon grupin e parë (Foto)

0

Kosova ka arritur suksesin e parë në Futsal, duke kaluar në rundin kualifikues, shkruan futbollikosovar.com.

Kombëtarja e Kosovës sot ka shenuar fitore me rezultat 5:3 ndaj Andorës, andaj tashmë numron 6 pikë në renditje, dhe panvarsisht lojës tjetër Norvegji – Bjellorusi, Kosova kalon tutje nga dy pozitat e para.

Kujtojm se Kosova është mposhtur nga Bjellorusia (5-0), ndërsa ka mposhtur Norvegjin (5-1), si dhe Andoren (5-3), andaj edhe në rast fitoreje të Norvegjisë ndaj Bjellorusis në takimin e fundit të grupit, Kosova kalon tutje duke parë rezultatin e ndeshjës mes dy kombëtareve.

Kështu Kosova nga parakualifikimet kalon në kualifikime ku e presin, Sllovenia, dhe Ukraina, ndërsa skuadra e tretë do dihet pas një dite.

Share.

About Author