Gazmend Halilaj, heroi i zbulimit të skandalit seksual i cili tronditi e gjithë Kosovën

0

Skandali seksual i cili tronditi vendin tonë ditëve të fundit, pavarësisht raportimit të mediave, kishte një hero tjetër i cili nuk u përfol aq shumë nga askush.

Rreziku nga rasti në fjalë, se mund të pësonte si mos më keq si dhe pozita e ndjeshme e zyrtarëve të sigurisë të përfshirë në këtë rast kaq skandaloz, gjithsesi do të bënte që rasti të kishte edhe më shumë rrezikshmeri sesa raste tjera të së njejtës natyrë.

Ishte pikërisht ky arsyetim ai i cili e ndaloi vajzën e mitur të raportonte krimin monstruoz të profesorit dhe zyrtarit policor të Policisë së Drenasit, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.

Por njejtë nuk ndodhi edhe me avokatin Gazmend Halilaj, i cili “prapa kamerave” kreu punën kryesore në evidentimin dhe raportimin e rastit si dhe ndjekjen e gjitha hapave të këtij skandali monstruoz, deri tek publikimi në media i gjithë raportit dhunues – viktimë.

Gazmend Halilaj nuk doli në media, por kishte detyrën më të rrezikshme dhe më të ndjeshme. Ai deri vonë nuk u ftua në asnjë media por që më në fund doli e vërteta në shesh, se e gjithë puna e palodhshme e tij u shpagua duke u zbuluar rasti më skandaloz në Drenas dhe më gjerë.

Share.

About Author