Vesel Veseli kishte abuzuar seksualisht edhe me një zyrtare komunale të Drenasit

0

Vesel Veseli kishte abuzuar seksualisht edhe me një zyrtare komunale të Drenasit

Asambleisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se ka dyshime që Kryetari i Drenasit, Ramiz LLadrovci ka qenë i informuar edhe më herët për veprime të paligjshme të policit Vesel Veseli, i cili po dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse 16 vjeçare.Përmes një postimi në Facebook, Drenori ka thënë se dyshon që Lladrovci ka qenë i informuar edhe për veprime të natyrës së njejtë të policit me një zyrtare komunale.“Ka dyshime qe kryetari Lladrovci ka qene i informuar me heret me veprime te paligjshme te policit V.V. te natyres se njejte me nje zyrtare komunale” ka thënë ai.

Derisa ka thënë se po t’i shkohej deri në fund atij rasti, nuk do të ndodhte ky i 16 vjeçares.

“Nje pyetje: Ku mbeti rasti? Kush e fshehi?Sikur t’i shkohej deri ne fund atij rasti, nuk do te ndodhte rasti i 16 vjeçares. Kryetari duhet te flas!”, ka shkruar Drenori.

Share.

About Author