Polici i dyshuar për abuzimin me të miturën e pranon fajin, por refuzon ta dorëzojë telefonin

0

Polici Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin dhe abuzimin seksual që i ka bërë nxënëses nga Drenasi.
Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet.

Mirëpo, ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë. Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin seksual të nxënëses.

Në pranimin e fajit i është renduar pozita penale arsimtarit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale.

Mësimdhënësi është arrestuar dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij.

Për Vesel Velselin dje Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Share.

About Author