Për nder të festës së Pavarësisë, në Komoran organizohet turnir në Bilardo

0

Aktivitetet kulturore dhe sportive për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, janë të lloj-llojshme.
Duke filluar nga aktivitetet edukativo-kulturore e deri tek ato të institucioneve shtetërore, pasurojnë laramaninë e ngjarjeve për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

E në Komoran, krahas këtyre ngjarjeve po organizohet edhe dicka tjetër.
Aty po organizohet një turnir në bilardo për gjithë sportdashësit e këtij sporti, ku kanë shprehur interesim shumë të rinjë.

Turniri mbahet ditën e Dielë, pra me 17 shkurt në Komoran, duke filluar nga ora 20:00, ku paraqitja për pjesëmarrje do të kushtojë vetëm tre (3) euro.

Lokali ku do të mbahet ky turnir është pranë furrës “Djellza” në Komoran, mësaktësisht në katin e sipër të kësaj ndërtese.
Për informata më të hollësishme si dhe për paraqitjen për pjesëmarrje në këtë turnir, organizatorët kanë caktuar këtë numër të telefonit : 044951029.

Share.

About Author