AHMETI: NE NUK E NDIHMOJMË PDK-NË TA RRËZOJ AAK-NË PËR TAKSËN

0

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka mohuar zërat për bashkëqeverisje të mundshme me LDK-në.

Ahmeti ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se PSD mbështet vënien e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe se nuk do të përhrahin PDK-në nëse synon rrëzimin e qeverisë Haradinaj për shkak të taksës.

“Përderisa për LDK-në nuk mund të flas, sa i përket PSD-së, mund të konfirmoj se nuk ka pas as edhe një takim apo diskutim për këtë gjë. Ne kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim mbështetje politike për taksën dhe jemi pjesë e delegacionit shtetëror për dialogun. I kemi thënë edhe LDK-së e VV-së, se nuk do ta ndihmojmë Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë për shkak të taksës. Tani i themi edhe PDK-së se me ndihmën tonë nuk do ta rrëzojnë e as kërcënojnë AAK-në – si presion ndaj Kryeministrit për ta larguar taksën”, shkruan Haradinaj.

Ahmeti thekson se dialogu me Serbinë është çështje tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si në aktualitet ashtu edhe në potencialitet.

“Prandaj, vendimet për të duhet të synojnë përherë koncensualitet dhe të përfshijnë të gjithë ata që janë të interesuar ta ndihmojnë Kosovën. Protagonizmi e personalizimi i këtij procesi as nuk është i mundshëm dhe do të ishte tejet i dëmshëm”, shkruan Ahmeti.

Share.

About Author