MINISTRJA FRANCEZE: GJENDJA E TANISHME NË BE NUK MUNDËSON HYRJE TË REJA

0

“Gjendja e tanishme e Bashkimit Evropian nuk mundëson hyrje të reja në kushte të kënaqshme, si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për shtetet e reja të cilat do t’i bashkoheshin. Duhet ta reformojmë Bashkimin Evropian dhe të bëjmë revizion të funksionimit të tij”, ka thënë Loiseau për gazetën serbe “Politika”.

Ajo ka thënë se Franca konsideron se Serbia ka perspektivë evropiane, mirëpo si mike e Serbisë duhet të tregojë të vërtetën.

Loiseau ka thënë se është e nevojshme reforma e Bashkimit Evropian në interes të fqinjëve të tij dhe vendeve të cilët përpiqen t’i bashkohen.

Ajo gjithashtu ka përkujtuar se shtetet kandidatë duhet t’i plotësojnë të gjitha kriteret të cilat kanë të bëjnë me çdo kapitull.

Nuk ka dëshiruar të spekulojë për datën e mundshme të hyrjes së Serbisë në BE duke pretenduar se sfida më e madhe për Serbinë është zgjidhja e marrëdhënieve me Kosovën si dhe sundimi i ligjit.

Share.

About Author