Vuçiq: Forcat e armatosura serbe në gjendje gatishmërie te kufijtë e Kosovës

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dërguar fjalë kërcënuese në drejtim të Kosovës përgjatë qëndrimit të tij në Medvegjë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se forcat serbe të vendosura pranë Kosovë janë në gjendje të pengojnë çdo sulm të mundshëm kundër shtetit serb dhe popullit të saj, që sipas tij “jeton jo vetëm në këtë anë të kufirit”.

“Forcat tona janë shumë superiore, kanë shumë siguri dhe me shumë besim në veten e vet, dhe kjo është e gjitha që mund t’ia them popullit. Ato, në çdo kuptim – me profesionalizëm, me trajnime, me gatishmëri dhe me numër”, ka thënë Vuçiq, raporton b92 përcjellë Klan Kosova.

Tutje Vuçiq ka theksuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është problem i tmerrshëm.

“Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është problem i tmerrshëm, ndërsa në Kosovë serbëve po u premtohen kulla e qytete që të bëhen pjesë e saj”, ka shtuar Vuçiq.

Sipas tij, krijimi i Ushtrisë së Kosovës është sulmi ndaj serbëve dhe Ushtrisë serbe.

Share.

About Author