MOGHERINI NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË KB FLET PËR KOSOVËN

0

Përfaqësuesja e lartë e BE Frederica Mogherini ka deklaruar në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se “doganat të cilat i ka vënë Qeveria e Kosovës në import të prodhimeve nga Serbia duhet të shfuqizohen”, dhe ka thënë se “si të hiqen taksat do ta caktojë raundin e ri të dialogut” në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Siç ka theksuar, qëllimi i dokumentit është që të arrihet marrëveshja juridikisht e obligueshme e cila duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe të sjellë deri te normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe e cila do ta merr përkrahjen e KS të KB dhe për të cilën duhet të merren vesh vetëm palët në dialog, gjegjësisht Kosova dhe Serbia.

“Marrëveshja përfundimtare në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ta merr përkrahjen e Këshillit të Sigurimit të KB, kështu që roli juaj është dhe do të jetë kyç, ndërsa ne jemi të gatshëm, unë jam e gatshme, ta forcojë shkëmbimin tonë të kontakteve për këtë me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të KB”, ka shtuar ajo.

“Unë personalisht ndërmjetësoj në dialog, mirëpo, dialogu nuk është çështja ime, e as i Bashkimit Evropian apo i cilit do prej juve këtë në këtë tryezë, por i takon dy palëve (Kosovës dhe Serbisë) dhe ato duhet të arrijnë marrëveshje e cila do të ishte i pranueshëm për dyja palët”, ka thënë Frederica Mogherini.

Share.

About Author