PROKURORIA JEP DETAJE NË LIDHJE ME VRASJEN QË NDODHI MBRËMË NË GJAKOVË

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi mbrëmë rreth orës 18:30, në fshatin Marmull.

“I dyshuari A. Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur një person
tjetër A.N., 56 vjeçar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor. Policia pasi ka bastisur shtëpinë e të pandehurit, e ka arrestuar të njëjtin dhe i ka konfiskuar armën me të cilën i ka kryer veprat.

Nga ana e Njësisë së Forenzikës së policisë rajonale është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë
siguruar dëshmitë e nevojshme.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për
autopsi, ndërsa personi i cili ka mbetur i plagosur është duke u trajtuar në Spitalin “Isa Grezda”, në
Gjakovë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sot pritet që prokurori i rastit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit të paraqet
kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Share.

About Author