Edhe vajza e Fadil Syleviqit i akuzuar në rastin e zhdukjes së doktorit Hafir Shala, punësohet në Postën dhe Telekomin e Kosovës sa ishte kryeshef Agron Mustafa

0

Edhe vajza e Fadil Syleviqit i akuzuar në rastin e zhdukjes së doktorit Hafir Shala, punësohet në Postën dhe Telekomin e Kosovës sa ishte kryeshef Agron Mustafa

Polici Fadil Syleviqi i akuzuar nga një mori njerëzish duke filluar nga Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i Komunës së Drenasit, ku e akuzon Syleviqin se është i involvuar direkt në rastin e zhdukjes së doktorit Hafir Shala nga Drenasi, duket se punët me pushtetin i ka pasur shumë mirë tërë këto vite.

Siç mëson PaRrotlla, Syleviqit ju ishte punësuar vajza në Postën dhe Telekomin e Kosovës, në kohën sa ishte kryeshef Agron Mustafa që njihet për afërsinë e tij me Kadri Veselin, kryetarin e PDK-së.

Edhe pse mbi Syleviqin rëndojnë akuza të rënda si bashkpunimi dhe veprimtaria e tij edhe me pushtetin jugosllav e deri tek rrëmbimet, zhdukjet, ndryshimi dhe eliminimi i provave në raste gjyqësore, prap se prap ky njeri i mbështetur nga krerët më të lartë politik, ka arritur të jetë në pozicionet më kyqe të institucioneve të sigurisë në vendin tonë.

Share.

About Author