MINISTRI E INFRASTRUKTURËS REAGON NDAJ SHKRIMIT PËR “ÇMIMIN MARRAMENDËS TË ORËS SË PAL LEKAJT”

0

Në lidhje me publikimin e artikullit “Çmimi marramendës i orës së ministrit Pal Lekaj”, nga mediumi online “magazina.al”, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka thënë se përmbajtja e këtij teksti është krejtësisht e pavërtetë, e pa argumentuar dhe tendencioze.

“Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se ora të cilën e mbanë në dorë ministri Pal Lekaj, është orë e kompanisë “Richelieu Swiss”, çmimi i së cilës në treg është $ 139.99, siç edhe shihet në foton e bashkëngjitur më këtë reagim, e assesi kjo orë nuk është e markës “Rolex”, dhe nuk e mbanë çmimin “4,099 euro”, siç është shkruar në tekstin e këtij artikulli. Artikulli i mediumit “magazina.al” paraqet një të pavërtetë, është ne kundërshtim me të gjitha standardet gazetareske dhe përbënë shpifje”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

“Ju kujtojmë se, ministri Pal Lekaj, ka qenë gjithmonë i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha mediet dhe gazetarët pa dallim. Rrjedhimisht, ka treguar respekt dhe konsideratë për punën e medieve dhe gazetarëve”, thuhet tutje në reagim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka thënë se do t’i ndjekë rrugët ligjore ndaj mediumit në fjalë për shpifjet që janë bërë, ndërsa të njëjtit i ka bërë thirrje që ta fshijë artikullin “Çmimi marramendës i orës së ministrit Pal Lekaj”, dhe të kërkojnë falje publike.

Share.

About Author