DY RASTE TË DHUNËS NDAJ PRINDËRVE, NJË I ARRESTUAR NË PRISHTINË

0

Policia ka raportuar për dy raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë.

Në të dy rastet, fëmijët kanë kanosur ose sulmuar fizikisht prindërit e tyre.

Në rastin e parë, viktima mashkull ka raportuar se në shtëpinë e tij ishte sulmuar fizikisht dhe kanosë nga djali i tij.

Sipas viktimës, djali i tij, është përdorues i substancave narkotike dhe paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton.

Nga policia është kërkuar i dyshuari, por ende ndodhet në arrati.

Ndërsa, në rastin e dytë, është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij.

Tek i dyshuari gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Share.

About Author