POLICI I DYSHUAR PËR VRASJEN E 32-VJEÇARIT SOT PRITET TË DALË PARA GJYKATËS

0

Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore në lidhje me rastin e vrasjes së një punonjësi të një kazinoje në Suharekë. I dyshuari për vrasjen e punonjësit Jetmir Alijaj është rreshteri policor Shefki Spahiu, derisa motiv i vrasjes mendohet të ketë qenë plaçkitja në kazino.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka thënë për “Zërin” se prokurori i rastit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ai ka bërë të ditur se rreshteri Spahiu kishte qenë edhe para tre vjetëve i akuzuar për një vepër tjetër penale, por që, siç ka thënë ai, kishte dalë i pafajshëm.

“Ne kemi pranuar kallëzimet penale nga inspektorati policor. Prokurori i rastit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Kërkesa është dërguar në gjykatë dhe po presim prej saj që të caktojë seancën. Besoj që sot do të mbahet seanca në bazë të informatave që kemi. I dyshuari ka qenë edhe më herët i akuzuar, por është liruar nga vepra penale. Nga Gjykata e Apelit është vërtetuar lirimi. Kjo ka qenë para tre vjetëve”, ka thënë ai.

Share.

About Author