I riu nga Kosova: Po ikim o prindër se na mësuat të votojmë ‘paushall’

0

Derisa ish luftëtari i UÇK tregoj dje se djali i tij vetëm 17 vjeç ia mësyjti rrugëve të Evropës, në anën tjetër një i ri bëri një koment tejet interesant ish-luftëtarit të UÇK-së i cili fajësoj politikën se po e zbrazin Kosovën. I riu Bujar Maxhuni i shkroj babë Fehmiut një arsye pse të rinjtë po e lëshojnë me të madhe Kosovën. Sipas tij edhe prindërit e kanë një pjesë të fajit që rinia kanë humbur shpresën për të jetuar në Kosovë, raporton Kosova Post.

Maxhuni ka thënë se janë pikërisht imponimet e prindërve për votime paushall, ato që e kanë pru këtu Kosovën.” Nuk na mësuat qe duhet përkrahur njerëzit e ndershëm, intelektual e te shkolluar, por na mësuat të votojmë paushall. Vete ju si prindër me duar tuaja ja keni instalu kancerin Kosovës” ishin disa nga fjalët e të riut të mllefosur

Në vazhdim po ua paraqesim letrën komplet të Bujar Maxhunit, i cili fillimisht është kontaktuar nga Kosova Post dhe ka treguar se atë letër e ka shkruar duke u bazuar në realitetin e hidhur në Kosovë. Sipas tij gjerat në Kosovë ska shpresë për të jetuar vetëm pse gjërat behën për hatër dhe me imponime, vetëm pse Thaçi vjen nga Drenica Limaj nga Malisheva apo edhe Ramushi nga Dugjagjini, etj.

I nderuar,

Po te shkruaj si pjese e “rinise” te këti vendi.

Ne po ikim pasi qe kemi humbur shpresën.

Po ikim për shkak se po ndihemi te tradhtuar pikërisht nga prindërit tanë, e rend kjo qe po them, po është e vërtet, jemi tradhtuar.

Na keni rrite me shumë mund e sakrificë, na keni shkollu qysh keni mujt, na keni ushqy e na keni vesh. Faleminderit shume.

Mirëpo, na keni trathtu ne gjene me kryesore, nuk na keni siguruar një sistem politik te shnoshe për Kosove, qe krijon begati.

Nje sistem qe brezi i ri mund ta ndryshoj.

I nderum, na keni mësuar te votojmë me automatizëm, ne zgjedhjet nacionale Limaj fiton “paushall” ne Malisheve, veç pse vjen nga ajo ane, jo pse ka vlera, se ato i ka humb moti, ketë sistem e keni krijuar (pasi qe je nga ajo ane e morra si shembull).

Jemi gjenerata e dyte qe po ikim.

Duke votuar kështu ne po mbajmë njerëz ne pushtet qe nuk e meritojnë, njerëz bandit, gangster, për ketë arsye po ikim.

Vete ju si prindër me duar tjuaja ja keni instalu kancerin Kosovës.

Nuk na mësuat qe duhet përkrahur njerëzit e ndershëm, intelektual e te shkolluar.

Nuk na mësuat qe drejtimin e shtetit, institucioneve e shoqërisë duhet ta mbështesim tek njerëzit qe “forcën” e kane ne koke.

Shpresoj qe brezi jone mos ta bëjmë gabim e njejt, te përqendrohemi ne vlera, jo ne krahina ashtu qysh ju si prindër vepruat.

Shpresojmë se nuk kane me na “magjespe” nje deputet atje qe del e flet për patriotizëm.

Edhe një here Faleminderit për mundin e sakrificën e juaj si prindër nuk ua hedhim poshtë, por këtu dështuat.

Qofsha i gabuar.

Share.

About Author