Azemi: Të ndahen nga 5 mijë euro për çdo punëtor që vdes në vendin e punës

0

Azemi: Të ndahen nga 5 mijë euro për çdo punëtor që vdes në vendin e punës from Ekonomia Online on Vimeo.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka folur lidhur me diskriminimin e punëtorëve në sektorin privat, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SPSPK, Jusuf Azemi, ka përmendur disa prej shkeljeve që i janë bërë punëtorëve të sektorit privat të cilët po punojnë pa kontrata pune dhe nuk u paguhet trusti pensional.

Ai tha se paga minimale është që nga viti 2011 dhe tani më i ka skaduar edhe afati, ai kërkon që për punëtorët që vdesin në punë të ipen 5 mijë euro për secilin pasi që sipas tij familjarët e tyre ndonjëherë nuk kanë mundësi të paguajnë as për ceremonitë mortore.

“Në Kosovë nuk ka pagë minimale që nga viti 2011 që i ka skadu afati, nuk ka kontratë kolektive, nuk kemi zbatim të ligjit e institucione që bëjnë zbatimin e tyre, duke u nisur nga ky diskriminim ne kemi kërku që qeveria me formu një fond social për rastet e vdekjeve, të sëmundjeve në vend të punës, thyerje të gjymtyrëve dhe me ta dikush duhet të merren dhe ne jemi të gatshëm që gjithçka të japim për atë fond social”, tha ai.

“..Ne kërkojmë që qeveria për gjitha rastet e punëtorëve që vdesin në vend punë me pagu 5 mijë euro sepse janë punëtorët e sektorit provat qe janë në punë të rënda dhe kur ndodhin këto raste edhe varrimet nuk bëhen siç duhet”, shtoi Azemi.

Ai tha se në komunën e Prishtinës ka korrupsion dhe nuk janë duke i implementuar marrëveshjet që i kanë nënshkruar.

“Përderisa në 3-4 vitet e fundit kemi pas bashkëpunim të mirë me komunën e Prishtinës, në kohën e fundit kemi një ftohje të raporteve në marrëdhëniet mes sindikatës dhe komunës sepse nuk është duke i implementuar bashkëpunimet që i kemi me kryetarin e komunës, janë vërejte për parregullsi sepse kemi pas marrëveshje që në momentin kur gjithë punëtorët e sektorit publik bëhet ngritja e këtyre punëtorëve me automatizëm, bëhet ngritja edhe e punëtorëve të shërbimeve që i kryejnë publiko-privat për komunën dhe një marrëveshje të tillë e kemi që nga janari 2018”, tha ai, raporton EO.

Ai akuzoi kryetarin e Prishtinës se nuk po respekton marrëveshjet që i ka bërë vet.

“Kemi bërë protesta për këtë pagesë që të gjithë e kanë nënshkruar dhe deri tash përkundër kësaj me komunën e Prishtinës nuk kemi rezultate pozitive, kryetari e ka rrejt sindikatën dhe vetveten sepse nuk po i qëndron prapa nënshkrimeve që i ka bërë vetë”, shtoi ai.

Azemi tha se tek qendra studentore kompanitë e ndryshme punëtorëve nuk ua kanë paguar trustin pensional, gjë që ai tha se kjo është padrejtësi ndaj punëtorëve që punojnë aty.

“Që nga legjislacioni i ri ende askush në Kosovë nuk doli të thotë për gjendjen e punëtorit të sektorit privat, fajtorët kryesor janë parlamenti i Kosovës, pozitë, opozitë e qeveri nuk e di se si mund të flasin për investime ku punëtorët e sektorit privat tani e kanë barazuar gjendjen e punëtorëve para luftës”, tha Azemi.

Share.

About Author