Nesër promovohet Libri ”RRUGA E GJATË E SHPRESËS – DRENORI, një asamblist ndryshe“

0

Nesë me fillim nga ora 12:00 në Biblioteken Kombëtare në Prishtinë përurohet libri ”RRUGA E GJATË E SHPRESËS – DRENORI, një asamblist ndryshe“, i autorit Arbër Halilaj.

Libri është biografik, por i veçantë nga lloji sepse përshkruan vetëm një periudhë të caktuar kohore.

Kjo u bë e ditur në rrjetin social Facebook nëpërmjet një njoftimi nga Xhavit Drenori:

”Miq, nesër në ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, do të përurohet libri me titull: „RRUGA E GJATË E SHPRESËS – DRENORI, një asamblist ndryshe“, i autorit Arbër Halilaj.

Libri është biografik, por i veçantë nga lloji sepse përshkruan vetëm një periudhë të caktuar kohore. Autori, duke synuar që ky libër të mund të shërbej si një doracak për të rinjë e të reja që ushtrojmë mandatin e asamblistit, ka përmbledhur aktivitetet e mija të veçanta gjatë ushtrimit të mandatit prej asamblisti në katër vitet e shkuara në komunën e Drenasit. Për më shumë rreth librit, ju ftoj nesër të merrni pjesë në përurim. Një ekzemplar i librit do të dhurohet nga autori për të gjithë pjesëmarrësit./DRENICA SOT

Share.

About Author