REAGON DJALI I HEROIT, RAGIP HALILAJ, MOS BËNI NDARJE TË HERONJEVE QË U VRANË SË BASHKU

0

Në lidhje me vendimin e Komunës së Drenasit, për ngritjen e shtatoreve të heronjëve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra e Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”, kështu duke bërë ndarje të heronjëve që janë vrarë në të njëjtin vend, nga e njëjta pushkë, ka reaguar edhe Drin Halilaj, djali i heroit Ragip Halilaj.

Drini Halilaj, djali i heroit Ragip Halilaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shkruar:

“Me 30 maj 1999 në të njejtin vend, nga e njejta pushkë, në të njejtën emblem, për të njejtin qëllim.”

Këtij shkrimi Drini i ka vendosur edhe foton e heronjëve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, të cilët kishin qenë së bashku duke luftuar kundër armikut kur kishin mbetur të dy të vrarë.

Me këtë vendim, Komuna e Drenasit bënë ndarje të heronjëve, duke i zhgënjyer familjet e heronjëve!

Share.

About Author