MUSTAFA: QËNDRIMET E LDK-SË DHE CDU-SË PËR DIALOGUN PËRPUTHEN NË TËRËSI

0

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka njoftuar se mbrëmë ka takuar deputetët Christian Schmidt dhe Peter Bayer të CDU-së në Bundestagun gjerman, me të cilët kanë biseduar për çështjet aktuale në Kosovë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Mustafa thotë se qëndrimet e LDK-së dhe deputetëve të CDU-së janë në përputhshmëri të tërësishme.

“Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dlogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së”, shkruan Mustafa.

Share.

About Author