ELEZI: DRENASI NË TERR INFORMATIV – MEDIAT LOKALE IKIN NGA KY VEND

0

Shemsi Elezi, kryetar i qendres së Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas ka shprehur shqetësimin lidhur me mediat lokale.

Elezi tha së tri mediumet me të rendësishme si ai radio Drenasi, radio Dodona dhe Star tv e kanë ndërruar lokacionin nga Drenasi për në vende tjera, kjo krejt si shkak i zhvillimit të dobët ekinomik.

Kjo bën që edhe pushteti lokal të këtë rehatin dhe komoditetin për të vepruar, pasi që mungon edhe gazetaria hulumtues.

Shkrimi i plotë i Elezit:

“Drenasi, si rezultat i zhvillimit të dobët ekonomik nga viti 2017 mbeti pa tri mediumet lokale, që ishin të themeluara në këtë qytet.

Radio Drenasi që nga paslufta ishte shumë i pasur me aktivitete dhe bënte një punë të shkëlqyeshme në informimin publik, por edhe në fusha tjera kulturore-sportive.
Radio Drenasi më shumë se një vit ka ndërruar vendndodhjen nga Drenasi në Fushë Kosovë.

Star Tv një kanal televiziv poashtu me një shikueshmëri të mjaftueshme si në komunën e Drenasit poashtu edhe në nivel vendi, nuk ka mundur të qëndrojë mëtutje në Drenas, pasi nuk mund të mbijetojë si medium dhe u transferua në një lokacion në Prishtinë.
Star TV transmetonte vazhdimisht edhe seancat e Asamblesë komunale të Drenasit.

Radio Dodona një medium mjaft i preferuar për të rinjtë e asaj kohe, tani si duket është jashtë funksionit dhe më gjasë është shitur jashtë Drenasit pasi edhe kjo nuk kishte mundësi mbijetese.

Tani komuna e Drenasit me mbi 60,000 banorë nuk ka media të cilat pasqyrojnë gjendjen dhe zhvillimet aktuale.

Me këtë pushtetarët po ndihen më komod pasi mungon edhe gazetaria hulumtuese lokale, ndërsa qytetarēt po mbesin në terr informativ.” Ka shkruar Shemsi Elezi.

 

SH.E

Share.

About Author