Ramiz Lladrovci kujton Dr. Hafir Shalën, kësaj radhe nuk përmend Fadil Syleviqin, i komenton Faton Ramadani !

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar veprën e heroit nga Drenasi, doktor Hafir Shala, për të cilin as sot e kësaj dite ende nuk dihet për fatin e tij asgjë.

E kryetari Lladrovci edhe më parë ka kujtuar doktorin Shala dhe nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi për rastin e tij si dhe për rastin e Familjes Ramadani.

Në postimin e kryetarit Lladrovci ka komentuar Faton Ramadani ku ka kërkuar të pytet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli se përse i punësoi vajzën të akuzuarit për zhdukjen e doktorit Hafir Shala, Fadil Syleviqit.

Këtë koment Lladrovci e ka pëlqyer anipse është kundër liderit të PDK-së, Kadri Veseli./DRENICASOT.

Share.

About Author