E thonë vet ish-aktivistët e NISMA-s në Drenas, “punësohesh vetëm nëse je familjar i shefave të mëdhenjë në parti, ndryshe jo “

0

Partia Nisma Socialdemokrate në Drenas është drejt një kolapsi të vërtetë.

Ata krahas largimeve të përditshme nga kjo degë, po akuzohen se poqëse nuk je familjar i ndonjë personi të fuqishëm brenda kësaj partie e ke të pamundur punësimin.
Këtë e thotë Xhemajl Ademi, ish-anëtar i Kryesisë së NISMA-s në Drenas që tash e gjashtë muaj kishte emigruar për në Gjermani.
Ademi, ish kandidat për asamble komunale nga Nisma Socialdemokrate, i replikon Nënkryetarit të Nisma’s në Drenas, Izjah Qela.
Krejt kjo po aludohet tek punësimi I familjarëve të Jakup Krasniqit dhe kreut të Nisma’s , Fatmir Limajt.
Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, ishte i atakuari i kohëve të fundit rreth punësimeve të familjarëve të tij, të shumtë në numër, që janë rehatuar në institucionet e vendit tonë.
Përkundër Krasniqit, Limaj ishte ai që në vazhdimësi kishte kërkuar nga të rinjtë e vendit tone që mos të lëshojnë vendin e tyre dhe të marrin rrugën e mërgimit, pasi që sipas tij në Kosovë ka punë por që nuk dëshirohet të punohet, me rroga 200 euro e me orare të tejzgjatura.

Përderisa thonte këto fjalë Limaj kishte rehatuar familjarët e vet nëpër institucionet më kyqe, por që në vazhdimësi fyente intelegjencën e të rinjve tanë me thirrje për moslargim nga vendi dhe për punë me rroga ekstremisht të ulëta dhe me asnjë të drejtë pune./DRENICASOT.

Share.

About Author