Ministri Shala thotë se ka produkte serbe në raftet e marketeve sepse kanë afat të gjatë, por kështu nuk duket në mes të Prishtinës (FOTO)

0

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se disa produkte në tregun e Kosovës kanë afat më shumë se një vjeçar, andaj sipas tij, në rafte ende ka produkte të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Shala, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk po i blejnë produktet nga këto dy vende.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar sqarime nga ministri i Tregtisë, pse ende nëpër rafte ka numër të madh të produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Musliu ka thënë se importi nga këto vende nuk ka rënë dhe se në treg nuk po vërehet mungesa e këtyre produkteve.

“A mund të na tregoni se çka po ndodh, që raftet kurrsesi nuk po zbrazen nga këto produkte serbe, si po hyjnë këto mallra dhe secili është efekti real i taksës 100% ndaj këtyre mallrave”, tha ajo.

Shala ka thënë se disa produkte kanë afat më shumë se një vjeçar.

“Secili produkt ka afat, jemi të vetëdijshëm që masa është vendosë në nëntor të vitit 2018, ka produkte në tregu ne Kosovës të cilat kanë afat më shumë se 1 vjeçar. Me hyrjen në fuqi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorin, respektivisht nenit për vendosjen e flamurit të origjinës, ne me këtë ligj i kemi ndihmuar qytetarët e Republikës së Kosovës në vetëdijesimin e tij se çfarë produkti po blen, dhe qytetari nuk është duke e konsumuar mallrat nga këto dy shtete. Dhe kjo është arsye pse mallrat janë në rafte”, tha ai.

Por kështu duket se nuk është në realitet. Siç mëson “Drenica Sot” në pikë të ditës, me datën 11.04.2019, ora 17:45, në Arbëri (Prishtinë) zbarkohen mallra, produkte të dyshimta nga ky transportues më targa të Serbisë!

E krejt kjo pasi dështuan të merrnin masat e nevojshme që produktet serbe të mos konsumohen më në vendin tonë./DRENICASOT.

Share.

About Author