Si u punësua mbesa e asamblistit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Bedri Nika, pas koalicionit me Lladrovcin

0

Jemi dëshmitar sesi vendi ynë dita ditës po zbrazet nga rinia e cila po merr detyrimisht rrugën e mërgimit, në pamundësi të gjetjës së ndonjë pune të favorshme në vendin tonë.

E krejt kjo sipasojë e politikave diskriminuese që pushteti në gjitha nivelet e vendit i bën kur është fjala për punësime.
Privilegjin e punësimit në institucionet e vendit e kanë vetëm të afërmit e njerzëve të fuqishëm të politikës të cilët arrijnë marrëveshje politike në këmbim të favoreve në punësimin e të afërmëve.
E njejta gjë po ndodh tash e sa kohë edhe në Drenas, komunën të cilën e udhëheq Ramiz Lladrovci, kryetari legjendar i Drenasit nga PDK-ja.
Siç mëson “Drenica Sot”, pas marrëveshjes në mes të Ramiz Lladrovcit dhe Bedri Nikës, kandidatit nga LDK-ja për të parin e Drenasit, mbesa e këtij të fundit, Bedri Nikës, Fluida Nika, u punësua në shtator të vitit 2018 si Zyrtare e Pasurisë.
Krejt kjo vjen si rrjedhojë e mbështetjes publike që Nika doli të i jep Lladrovcit, kur ky i fundit i kishte punët pick në Kuvendin Komunal të Drenasit, si mungesë e votave, që qytetarët kishin ndëshkuar kequdhëheqjen e PDK-së.
Sa i përketë punësimeve keq nuk mbeti as Aurora Berisha, drejtoresha e kryearit Lladrovci, e cila punësoi shoqën e afërt të saj, Lavdie Bajraktari, si inspektore e ndërtimit në tetor të 2018, e cila është edhe motra e Albulena Bajraktarit, aktivistës së PDK-së.
E përderisa qytetarët dalin dhe mbështesin PDK-në e Drenasit, kjo e fundit duket se të mirat publike i ka vequar vetëm për njerëzit e afërm të udhëheqëve të saj, në kohën kur kemi shifra alarmante të largimeve të rinisë sonë nga vendi./DRENICASOT.

Share.

About Author