Vehbi Kajtazi kopjon “banditin” Fitim Thaçi, i cili e kishte rrahur dhe e kishte ngrehur zvarrë në mes të Prishtinës (FOTO)

0

Gazetari i njohur për tendencat e tij për njëllosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së, Vehbi Kajtazi, që raportohet se ju punësua gruaja e tij në Bankën Qëndrore nga kreu ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, organizatë kjo për të cilën Kajtazi dje foli në televizionin T7, siç duket po tenton të kopjoj edhe në dukje Fitim Thaçin.

Por në të vërtetë Fitim Thaçi, që siç e quan Kajtazi “bandit”, ishte personi që kishte rrahur dhe ngrehur zvarrë në mes të Prishtinës Vehbi Kajtazin, për shkak të provokimeve të vazhdueshme që ky i fundit i kishte bërë Thaçit.

Vehbi Kajtazi, gazetari kontravers që gruaja me të cilën kishte bashkëjetuar, e kishte quajtur me termet më të tmershme, duke e cilësuar si të atillë që ishte në gjendje të linte edhe fëmijën e vet për të përfituar materiale që do të i përdorte më pas në gazetë, duket se është duke ja vjedhur stilin vet Fitim Thaçit, personit me të cilin kishte problem. Ende nuk dihet arsyeja përse po ndodh një gjë e tillë, por me sa duket duket se Kajtazit i kishte pëlqyer karakteri i Thaçit dhe po dëshiron të bëhet si ky i fundit.

Ndryshe Fitim Thaçi, për dallim nga epitetet që i jep Vehbi Kajtazi, në Drenicë, vendin prej nga vjen Thaçi, gëzon respekt të madh dhe nuk kishte pasur probleme asnjëherë kundrejt problemeve me Kajtazin. Gjithashtu familja e tij njihet si familje patriotike që i kishte dal zot vendit sa herë që ishte nevoja./DRENICASOT.

Share.

About Author