Mergim Pirraku nga Sankoci, del i dyti më i votuari në Këshillin Drejtues të PDK-së në Drenas

0

Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas ka prezantuar edhe prurje të reja në Këshillin Drejtues.

Njëri ndër ta është edhe Mërgim Pirraku, i cili arriti që të del i dyti më i votuari me 138 vota të delegatëve.

Pirraku shkollimin fillor e përfundoi në fshatin Sankofc të Drenasit, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.

Gjatë shkollimit të mesëm ai ka qenë kryetar i Këshillit Rinor në Drenas, si dhe është marrë me shkrime të ndryshme duke botuar edhe përmbledhje me poezi.

Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, i nis studimet në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, të cilat i përfundoj me sukses të lartë, po ashtu ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik si dhe përmomentin është master i Matematikës në FSHMN.

Gjatë kohës së studimeve ka qenë kryetar i organizatës studentore në zgjedhjet e 2009’ës, krytar i këshillit në Fakultetin Teknik si dhe anëtarë i komisionit për studime në Rektorat.

Nga viti 2010 deri në 2015 ka punuar në ProCredit Bank, ndërsa tani është menaxher dhe profesor në shkollën e kurseve Alfa Academy.

Share.

About Author