APEL NGA POLICIA: KUSH E KA PARË KËTË PERSON, ËSHTË ZHDUKUR QË KATËR DITË

0

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për një person të zhdukur në Pejë. Bëhet fjalë për Rrustë Rexhepaj i cili rezulton si i zhdukur që nga data 21 e këtij muaji. Askush nuk di asgjë për fatin e tij.

Ky është apeli i Policisë:

Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë. Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi. Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Share.

About Author