Lamtumira e dhimbshme e Sami Gecit, kapiteni i Drenicës i jep fund karrierës në mënyrë të heshtur

0

Njëri nga futbollistët më me peshë në Kosovë, Sami Geci nuk do të zbresë më në fushat e futbollit për të luajtur si lojtar profesionist.

Geci në një bisedë për Zëri.info, ka konfirmuar se më nuk do të luajë futboll profesionist.

“Sa i përket karrierës si futbollist unë i kam dhënë fund me përfundimin e edicioni të kaluar, edhe pse zyrtarisht nuk jam dal me prononcim”, ka thënë Geci i cili duket se nuk është ndarë edhe aq mirë nga kjo mbyllje e karrierës në këtë mënyrë.

“Kam qenë në rregull sa i përket përgatitjes fizike por klubi i Drenicës nuk më ka dhënë hapësirë sezonin që kaloi as edhe një minutë të luajë futboll, kështu që vendosa ta përfundojë karrierën duke mos u bërë i tepërt për disa aty, pasi më shumë i shikonin vitet e mija sesa punën në fushë që bëja”, ka sqaruar Geci.

Të kujtojmë se Geci përveç Drenicës ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, derisa të gjithë e njihnin si një futbollist shembullor në fushë, ku ishte udhërrëfyes për shumë të ri. Pa asnjë dyshim mosprania e tij do të vërehet.

Share.

About Author