Disapora Shqiptare e shkolluar në përendim duhet të udhëheq shtetet amë

0

Bazuar në hulumtimet shkencore më aktuale nga Shkenca e Lidershipit (Çitaku et al. 2012, 2017, 2018, 2019) kërcënimi më i madh i që bëhet tër botes sot, vjen nga lidershipi jo-kompetent.

 

Duke parë rrëmujën shtetkshaktërruese dhe vetëshkatërruese në Shqipëri, Kosovë dhe viset tjera të banuara më Shqiptar në Ballkan, i vetmi opcion për ti drejtaur qytetarët e këtyre viseve drejtë prosperitetit që ata meritojnë është që Disapora Shqiptare e shkolluar mirë nëper vendet përnedimiore ti marrë në duar timonet derjtuese të këtyre shteteve.

Dhjetë dëshmi përse i vetmi opcion i udhëheqjes të shteteve amë është Disapora Shqiptare

  1. Disapora Shqiptare posedon kuadro të specializuara dhe më përvojë dekadash në shtetet përnedimore

Disapora Shqiptare tani ka gra dhe burra që janë të shkolluar/a nëpër institutet dhe universitetet më prestigjoze të botes. Këto bija dhe dhe këta bij të kombit më dekada të tëra janë duke dhënë kontribut të madh në shtetet përndimore për zhvillimin e më tejshem të tyre, si në shkencë, teknologji, ekonomi , shëndetsi, lidership etj.

 

  1. Disapora Shqiptare është shumë punëtore

Ç’do grua dhe burrë i Diaspores Shqiptare më shumë punë dhe mund ka arritur aty ky ajo/ai është. Këta njerëz të vyer kanë krijuar një reziliencë të çeliktë kundër stresit, duke u përballuar më shumë vështersi dhe barriera që stereotypet dhe klishetë e  vendeve perindimore përkatëse kishin dhe ende kan ndaj Shqiptarëve. Këtyre klisheve stereotypeve anti-Shqiptare, natyrisht ju kanë ndihmuar vendet amë të keçqeverisura.

 

  1. Disapora Shqiptare është shumë e pastërt

Disapora Shqiptare është shumë e pastërt, atë që ka arritur e ka arritur më djersë dhe është shumë krenare më të arriturat e veta. Ajo ka një histori të orientimit social, pra kurr nuk ka marrë asgjë nga vendet amë, por ka dhuruar shumë çdo herë për vendet amë. Kjo do të thotë që Disapora Shqiptare është e mësuar të jap për vendet amë e jo të merr nga ato, apo ti vjedhë vendet amë siç fatëkeçeshisht jemi mësuar më qerveritarët në vendet amë, që çdo herë e kanë vjedhuer dhe ende e vjedhin djersen e qytetarëve të vet.

 

 

 

 

 

 

  1. Disapora Shqiptare ka përvojën e demokracisë

Disapora Shqiptare duke jetuar nëpër vedent përendimore që kanë përvoja të gjata demokratike, ka fituar një kulturë të vertetë demokratike. Shumë nga ato/ata kanë lindur në shtetet përendimore dhe nga sjelljet dhe kultura nuk i dallojnë dot nga njërezit që dem-babadem kanë rrenjet e tyre në perendim. Fatkeçëshisht në vendet amë nuk ka democraci të mirëfilltë, ende dominon politika mafioze, korruptive diktatoreske, vetëshakaterruese e tipit ballkanik.

 

  1. Disapora Shqiptare ka traditë organizative për ti shpëtuar vendet amë

Shiquar historikisht, çdo herë kur vendet amë kanë qenë të rrezikuara Disapora Shqiptare ka ditur të vetëorganizohet dhe të shpëtojë mëmëdhenë. Edhe përvoja e fundit e luftes së Kosovës dëshmon se në formimin e UÇK-së konributin më të madh e dhanë Disapora Shqiptare. Shumë gra dhe burra nga Disapora Shqiptare dhanë edhe jetën për lirinë e Kosovës. Disapora Shqiptare edhe tani është e gatshme ti shpëtojë vendet amë nga keçqeverisjet.

 

  1. Disapora Shqiptare është lodhur së prituri

Disapora Shqiptare u dha shancë politikbërsëve të vetëdijesohen, në Shqipëri më së 30 vite dhe në Kosovë më se 20 vite. Fatëkeçesisht ky vetëdijesim nuk ndodhi, përkundrazi qëvertitë e vendeve amë gjatë tër perudhës së cekur më lartë ishin jo kompetente të udhëheqin dhe u munduan që kurrë mos ti dhanë shancë Disapores Shqiptare të kyçet në proceset politike. Pushtetarët vepruan kështu sepse kishin frikë nga dija dhe përvoja demokratike e Disapores Shqiptare.

 

  1. Disapora Shqiptare ende është duke i shpëtuar nga insolvenca totale vendet amë

Disapora Shqiptare ndanë kashfaten e gojës dhe të fëmijeve të vet më vendet amë, vetem e vetem që këto të fundit mos të falimentojnë. Po mos të ishin miliarda euro që vinë nga Disapora Shqiptare, vendet amë do duhej të  bënin insolvencë totale, siç ju desht Greqisë të bëj para ca vitesh, edhe pse Greqia vetëm nga turizmi fiton në vit miliarda Euro dhe dem- baba dem ishte ekonomikisht më e fortë se shtetet amë.

 

  1. Disapora Shqiptare i dojnë vedet amë dhe kanë investuar tër pasurinë atje

Shumica nga Disapora Shqiptare kanë investuar tër pasurinë e vet në vendet amë. Ata në raste të shumta ende banojnë nëper banesa të vjetra e të lira në vendet përndimore vetëm e vetëm që tër pasurinë ta invetojnë në atëdhe, duke ndërtuar shtëpi e objekte moderne. Ky është edhe një fakt dëshmues, që Disapora Shqiptare nuk do rri duarkryqur dhe të shiqojë se si djerses dhe pasurisë së tyre është duke i humbur vlera.

 

 

 

 

 

  1. Disapora Shqiptare ka krijuar karrierë dhe është e ngopur më luksin material

Disapora Shqiptare shumë puntore, ajo ka grumbulluar mjaftë pasuri materiale. Ata që janë shkolluar kanë arritur të bejnë emra dhe karrierë në drjtimet e veta dhe përkunder qeveritarëve të deritashem në vendet amë, nuk kanë ndonjë ambicje karriere apo të bejnë emer për tu futur në politikë, sepse shumë nga ata e kanë arrituar kulminacionin në karrierë dhe kanë emer të njohur në arenen ndërkombëtare. Ata i futen politikes në vendet amë vetëm për ti shpëtuar këto nga ç‘bëra dhe çoroditja e mëtejshme dhe natyrisht për ti mbrojtur investimet e tyre që i kanë bër gjatë tër jetes në vendet amë.

 

  1. Disapora Shqiptare thotë mjaftë, tani ne do i drejtojmë vendet amë

Që disa vite më radhë Disapora Shqiptare është duke shafaqur mospajtimin e saj më keçqeverisjet në vendet amë. Tani shifen shumë organizata që përmes rrjeteve sociale shafqin hapur gadishmërinë e tyre për të marrë në duar udhëheqejen e vendeve amë. Shofim qartë bashkimin e intelektualëve të Disaporës Shqiptare dhe gadishmërinë e tyre të kyçen si organizatë politike në proceset e udhëheqjes se vendeve amë. Ata nuk dëshirojnë të kyçen në ndonjë parti politike ekzistuese në vendet amë, sepse ato nuk dallojnë fare nga njër-tjetra sa i përket strategjive të udhëheqjes. Ne së shpejti do ndëgjojmë emra eminent nga shkenca botërore dhe afarist të suksesshem të jenë kyçur në  organizatën politike të Disapores Shqiptare, për shpëtimin e vendeve amë nga vetëshaktërrimi dhe denigrimi human e qytetar.

 

 

Rreth autorit: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) është profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale për programet Doktoratë, PhD, MSc. dhe MAS; Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër; Supervizor në universitetin prestigjioz ETH në Zvicër; Shkencëtar; Këshilltar dhe trajner i liderëve më kalibër të lartë; Folësi kryesor në shumë konferenca ndërkombëtare me reputacion.

Nga Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

Kontakti: info@alss-edu.ch    www.alss-edu.ch

 

Share.

About Author