63 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë!

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente komunikacioni, të cilat fatmirësisht kanë përfundua pa fatalitet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 20 aksidente komunikacioni ka pasur persona të lënduar, ndërsa 43 aksidente të tjera janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

 

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1,445 tiketa me gjoba në trafik.

Ndërsa, bëhet e ditur se janë arrestuar 32 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme.

Share.

About Author