“Njeri i keq, pronar kriminel”, jo vetëm spanjollët por edhe turistët tjerë kanë pasur problem me Kokëdhiman

0

Sulmi që Mihal Kokëdhima u ka bërë turistëve spanjollë që kishin ardhur në plazhin e Vlorës, ka tronditur opinionin shqiptar.

Restoranti që Kokëdhima e ka në pronësi, nuk del të jetë i pëlqyer nga turistët dhe vizitorët.

Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve. E bazuar kryesisht në përshtypjet e turistëve që i frekuentojnë bizneset, nëpërmjet Google mund të konfirmosh nëse ia vlen ose jo të hysh aty.

2.7 është vlerësimi për restorantit i Kokëdhimes, ‘Panorma’ në Google nga 5 që është maksimali. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet tregojnë sjelljen e pronarit me turistët.

“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turistë përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist i huaj përpara një viti.

Komente të ngjashme janë me dhjetëra në faqen e ‘Panoramës’ në Google dhe bëhen jo vetëm nga turistë shqiptarë, por edhe gjermanë e italianë.

Share.

About Author