Nënshkruhet koalicioni NISMA-AKR

0

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, sot kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor. Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në një konferencë për media bashkë me liderin e Nisma-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ky koalicion do ta këtë kandidatin e saj për kryeministër.

“AKR do të hyjë në koalicion me Nisma-n, pra do ta kemi një listë të përbashkët për deputetë dhe do ta kemi kandidatin e përbashkët për kryeministër. Do ta bëjmë një punë dinjitoze, duke mos pas asnjë arsyeje që ta ulim kryet para elektoratit, pasi që kemi punuar ndershëm dhe me transparencë. Këtë mandat e kemi kryer në mënyrë dinjitoze pa asnjë skandal, askush nuk mund ta drejtojë gishtin në drejtim tonin për mospunë”, ka thënë Pacolli, transmeton Indeksonline.

 

 

Ai tha se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Limajn dhe me ministrat e Nisma-s në qeveri.

“Kemi qenë një zë i punës së mirë, kemi dërguar mesazhe të mira nga Qeveria e Kosovës dhe tashti nuk ekziston asnjë problem që mund të fliste kundër punës sonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Sipas Pacollit, AKR dhe Nisma e kanë ndërmend të bashkëpunojnë, ku në pikë të parë do ta kenë qytetarin./Indeksonline/

Share.

About Author